Sot u mbajt një tryezë diskutimi e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) ku pjesëmarrëse në panel ishte ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe panelistë tjerë ishin deputetët të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Politikë të Jashtme.
Temë e diskutimit ishte “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian Të Kosovës “
Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e dialogut si mënyrë e vetme për të përmirësuar raportet ndërfqinjësore dhe, për të zgjidhur çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve.
Po ashtu, Ministrja Ahmetaj potencoi se dialogu pasi që përkrahet nga Bashkimi Evropian është edhe proces në avancimin e dy vendeve tona drejt integrimit evropian.
Traktati i Lisbonës dhe konferenca e Selanikut kanë hapur rrugë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në BE. Duke marrë parasysh që brenda BE-së ka edhe shtete me konflikte të ngrira si Qipro e cila nuk njihet nga Turqia, dhe në anën tjetër ajo si shtet anëtar i BE-së ka bllokuar Turqinë në negociatat e saja drejt anëtarësimit ne BE.
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Haxhiu: Një BE më e gjerë është përgjigja më e fortë ndaj atyre që duan paqëndrueshmëri në Evropë
-
Abdixhiku takon Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve evropiane, për këtë duhen institucione stabile
-
Çitaku-Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht