Në Prishtinë ka nisur tryeza e diskutimit me temë “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”, e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile e njohës të politikës në vend e rajon.
Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore, ka thënë se Strategjia e BE-së për përafrim të Ballkanit Perëndimor, është me ndikim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, procesi i integrimit të dy vendeve është i varur nga rezultati i dialogut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Strategjia kërkon marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Jo çdo kush në BE është dakord me afatet sepse një pjesë e madhe e qendrave nuk e besojnë se mund të arrihet afati deri më 2025-ën të anëtarësohet ndonjë shtet nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë Bajrami.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se konsensusi nuk është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, konsensusi ka kuptim vetëm kur bëhet për mbrojtje të interesave nacionale dhe jo “për t’ia përmbushur ambiciet dikujt”.
“Nëse thuhet konsensus për krijimin e ‘Zajednicës’, VV nuk do të jetë aty”, ka thënë Konjufca.
Sipas Ahmet Isufit të AAK-së, nuk duhet të ketë marrëveshje të tjera mes dy vendeve, pos njohjes së ndërsjellë. Ai ka thënë se Kuvendi vendos se kush duhet të udhëheqë dialogun dhe se kushdo që udhëheq e ka për detyrë të japë llogari në Kuvend. Ai ka ripërsëritur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës.
“A është presidenti, varet nga strukturat politike në Kosovë, ku kërkohet konsensusi. Kërkohet që parlamenti i Kosovës të jetë institucioni ku jepet llogari në procesin e dialogut. I takon Kuvendit se si do të përcaktohet dhe kush do ta udhëheqë këtë dialog. Detyrat të ndahen mes institucioneve por përgjegjësia të mbetet në Kuvendin e Kosovës. Nuk kemi çka të lëshojmë pe, pako e Aahtisarit, lëshimet në dialogun teknik e më vonë politik. Me kushtetutë mund të krijohet asociacioni pa kompetenca ekzekutive. Mos të lejojmë që procesi të degradojë”, është shprehur Isufi.
Bilall Sherifi, deputet i Nismës për Kosovën, ka thënë se as ai nuk e përkrah idenë që presidenti Hashim Thaçi të jetë kryesues i negociatave, për shkak të “trashëgimisë në këtë proces”.
“Nuk është se institucioni i presidentit paska qenë shkaktar i dështimeve në dialog. Qeveria nuk ka pasur rezultate, e cila bashkë me Kuvendin i ka nënshkruar marrëveshjet. Edhe unë mendoj se nuk duhet të jetë Hashim Thaçi, për shkak të trashëgimisë në këtë proces, me rezultatet e të cilit askush nuk është i kënaqur. Kjo është dilema shoqërore”, ka thënë Sherifi.