Shumica e trotuareve në kryeqytet edhe në këto momente janë të papastruara pas borës që nisi të binte mbrëmë në të gjitha qytetet e Kosovë.
Kjo ka sjellë edhe vështirësi për këmbësorët gjithandej.
Siç raporton Kosovapress, janë parë vetëm dy punëtorë të Hortikulturës në Lakrishte duke pastruar trotuaret, por jo edhe në pjesët tjera të Prishtinës.
Në bazë të fotografive, shihet se rruga e këmbësorëve nuk u pastrua as nëpër kampusin universitar.
Përndryshe, Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme.
{gallery}