Shoqata e Intelektualëve Gjithëshqiptarë "Trojet e Arbrit " iu uron gjithë shqiptarëve të krishter anekënd trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare Festën e Pashkëve.
Kjo festë simbolizon për shqiptarët ringjalljen shpirtërore në të gjitha trojet etnike shqiptare, simbolizon forcën e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur, thuhet në urim. Koha në të cilën po kalojmë është një kohë kur një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur orientimin shpirtëror dhe kombëtar. Shoqata "Trojet e Arbrit " fton të gjithë shqiptarët pa dallim që të kultivojnë në vepër tolerancën ndërfetare brendashqiptare dhe t'i thonë stop gjerave të mbrapshta se dikur do të jetë shumë vonë. Ardhja e kohës së ruajtjes së kishave shqiptare me polici është një shenjë e keqe e marrëzisë në trojet tona etnike shqiptare. Gjithashtu urojmë të gjithë Intelektualët, të cilët për trembëdhjetë vjet na përkrahën në rrugën e orientimit të drejtë shkencor dhe kombëtarë. Urojmë që Festa e Pashkëve të kalojë në qetësi të plotë dhe familjet që festojnë të kenë gëzime, paqe, harmoni dhe lumturi në mesin familjar, - thuhet në urimin e Shoqatës së Intelektualëve Gjithëshqiptarë"Trojet e Arbrit", të nënshkruar nga kryetari Nue Oroshi, përkatësisht nënkryetarja Ermelinda Kashah.
-
PD uron për Pashkët, thotë se shqiptarët përherë kanë kultivuar tolerancën
-
Kurti uron Pashkët: Kjo ditë le të na kujtojë rëndësinë e harmonisë mes nesh
-
Ipeshkvi Gjergji: Shqiptarinë e kemi bashkë dhe ta ruajmë
-
Ipeshkvi Gjergji përçon mesazh për paqe. Osmani: Qofshin Pashkët një moment afrimi e dashurie
-
Osmani: Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne