Si aktin më sublim e kthesë të madhe te të gjitha shtresat e popullatës shqiptare i kanë cilësuar demonstratat e vitit 1981 aktivistë të asaj kohe.
Teuta Hadri i ka cilësuar këto ngjarje si mbulim të krenarisë dhe amanetit të përcjellë mbi 100 vjet për rezistencë gjithëpopullore.
Hava Shala ka thënë se këto protesta kishin bërë kthesë të madhe te të gjithë e madje edhe fëmijët më të vegjël dinin se diçka e madhe po ndodhte.
“81-shi është një vit i kthesave të mëdha atdhetare. Populli e kuptoi se vetëm me përpjekje e luftë mund të arrinte diçka. Në këtë drejtim ‘81-shi ishte parapërgatitje e një lufte çlirimtare që ndodhi më 98-99”, ka thënë Berat Luzha.
Për moshën e re të të burgosurve të shumtë, shuplakat e para, torturat e frikën që përjetuan ata mund të kuptoni më shumë përmes dokumentarit për “Triumfin mbi dhunën” në kuadër të “Rrëfimet për Kosovën”.