Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri vendime kthehen mbrapsht shkaku i paligjshmërisë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal brenda javës ka anuluar tri vendime të Komunës së Shtimes si të kundërligjshme.

Përveç konstatimit të shkeljeve ligjore gjatë themelimit të Komitetit për Komunitete në Komunën e Shtimes, për të cilin ka raportuar pak ditë më parë “Koha Ditore”, kjo ministri tashti ka marrë vendim edhe për anulimin e vendimeve për komitetet E tjera në këtë komunë, atë për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Ambient, Shërbime Publike dhe komitetin për Kulturë, Rini e Sport, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të këtyre komiteteve Komuna e Shtimes, pikërisht Kuvendi Komunal ka shkelur ligjin për Vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040, i cili qartëson procedurat konkrete, mirëpo një gjë e tillë është shpërfillur nga kryesuesja e KK-së Medina Brahaj.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)