Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri shtete të fuqishme duan normalizim të shpejtë Kosovë-Serbi

Franca, Gjermania dhe Holanda po kërkojnë të përfshihen në dialogun për Kosovën si “asistentë" të Përfaqësuese së Lartë Federica Mogherini, siç shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, për ta imponuar zgjidhjen e vet dhe në mënyrë që i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të vitit, transmeton Koha.net.

Siç njofton ky medium serb, ky rirreshtim është përforcuar në prag të fazës finale të bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Sipas “novostit”, që thotë të thirret në burime diplomatike, brenda Bashkimit Europian kanë filluar të krijohen dy blloqe vendesh – ato që janë të pakënaqura me ngadalësinë e procesit ku prin kjo treshe, dhe grupi i vendeve të udhëhequra nga Spanja që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e të cilat duan të jenë më shumë të informuara me rrjedhën e negociatave paraprake dhe që të konsultohen në këtë proces.

Anëtarët më të fuqishëm të BE-së presin që një lloj marrëveshjeje ndërmjet Serbisë e Kosovës me ndihmesën e Bashkimit Europian të arrihet deri në fund të vitit dhe që shikuar nga këndi i tashëm i ngecjes ka mbetur relativisht pak kohë .

Në këtë kontekst, kryeqytetet udhëheqëse kërkojnë që të bëhet presion ndaj Serbisë e Kosovës për marrëveshje me projektet e BE-s për infrastrukturë e të tjera për këto vende.

Edhe vendet që s’e kanë njohur p;varësinë e Kosovës thonë se zgjidhja duhet të gjendet, por ato kanë vërejtje pse procesi i dialogut po zhvillohet larg syve të tyre.