Agnesa Haxhiu, hulumtuese dhe monitoruese e punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se KDI i ka propozuar Kuvendit disa rekomandime në mënyrë që të përmirësohet performaca dhe efikasiteti në punë.
“Kuvendi duhet ta rikthejë praktikën e mbajtjes së seancave në ditën e enjte, eventualisht në të premten, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës, në mënyrë që t’i jepet hapësirë komisioneve parlamentare që mbledhjet e tyre t’i mbajnë ditëve te tjera. Në këtë mënyrë do të zvogëlohej mundësia e dështimit, qoftë të seancave ose të mbledhjeve të komisioneve dhe të grumbullimit të çështjeve që duhet të shqyrtohen”, tha Haxhiu.
Seancat e Kuvendit në shumë raste kanë dështuar për shkak të mungesës së deputetëve. KDI ka rekomanduar që Rregullorja e Punës së Kuvedit të pësojë plotësime, në mënyrë që këto mungesa të sanksionohen. Po ashtu, Kuvendit i kërkohet që të rrisë edhe transparencën.
“KDI fton Kuvendin e Kosovës të publikojë në kohë raportet e shpenzimeve si dhe të ofrojë detaje mbi shpenzimet dhe qëllimet e vizitave të deputetëve jashtë vendit”, theksoi Haxhiu.
-
KDI: Kuvendi i ri ta ketë prioritet miratimin e rregullores së re të punës
-
KDI: Deputetët për nëntë muaj udhëtuan 300 herë jashtë vendit
-
KDI-ja thirrje Haxhiut: Të caktohet sa më parë data e seancës konstituive të Kuvendit
-
KDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta pa marrëveshje politike
-
KDI: Të mos paralizohet puna e Kuvendit, e paprecedent që bojkoti shfrytëzohet si politikë nga pushteti