Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes të tri institucioneve, për fushat të cilat ndihmojnë sektorin privat në të gjitha drejtimet, në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje, tha se ky Memorandum ka në fokus kryesor punësimin e qytetarëve të vendit.
Ndërsa, Bytyqi ka thënë se, “ky aktivitet i përbashkët i të tri ministrive krijon mundësi për zhvillimin e vendit, përmes zhvillimit të arsimit profesional”.
Sipas tij MASHT-i ka vënë si prioritet zhvillimin e arsimit profesional dhe profilizimin e shkollave profesionale mbi bazën e kërkesës së bizneseve dhe tregut të punës.
Bytyqi po ashtu tha se do të krijojmë standard të ri duke bashkëvepruar me bizneset.
Edhe
Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin
“Është një takim me rëndësi dhe ne si Ministri e kemi vënë prioritet kryesor zhvillimin e arsimit profesional, sepse konsiderojmë se si Qeveri po vendosim standarde të reja, po nisemi nga një bazë që gjendet në Kosovë, që ta vlerësojmë këtë bazë dhe mbi këtë bazë të bëjmë politikat zhvillimore”, është shprehur ai.
Bytyqi po ashtu theksoi se MASHT-i duhet të plotësojë kërkesat e tregut të punës dhe t’i orientojë të rinjtë aty ku mund të punësohen.
-
Limaj: Nuk do të ketë barriera për njerëzit që ndihmojnë zhvillimin e vendit
-
Memorandum Mirëkuptimi mes MASHT-it dhe Shoqatës së Përpunuesve të Drurit për arsimin profesional
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MASHT- it dhe Ambasadës së Kroacisë
-
Ministri i MASHT-it e rektorët diskutojnë rreth qasjes në “Erasmus+”