Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri ministri i thonë po Projektligjit për FSK-në

Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë, të sponsorizuar nga presidenti Hashim Thaçi. Të tria i kanë thënë po përmbajtjes.

Dy javë më parë, kreu i shtetit e ka proceduar në Kuvend projektligjin dhe vetëm një ditë më pas, sipas procedurës, ai është përcjellë në Qeveri për mendim, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria pastaj e ka dërguar në tri dikastere të saj: në Ministrinë për FSK-në, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Burime të gazetës kanë treguar se opinionet e të triave janë dorëzuar në Zyrën e kryeministrit dhe se ato do t’i përcillen Kuvendit deri më 9 prill. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.