Tri familje nga Kosova kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti në mëngjesin e 6 shkurtit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë për KOHËN se po në këtë zonë i pranishëm ishin edhe një ekip i mundësve kosovarë.
“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, kanë thënë më tej nga MPJD-ja.
Ekipi kosovar i mundjes ishte në qytetin Kahramanmarash për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “12 February” dhe përjetoi tmerrin pas tërmetit të fuqishëm.
Karhamanmarashi është njëri prej qyteteve më të goditura të Turqisë nga tërmeti, ndërsa delegacioni kosovar arriti të shpëtojë nga më e keqja.
Pas largimit nga Kahramanmarashi, ata u larguan në qytetin tjetër, Kayseri gjatë ditës së hënën, ndërsa tani gjenden në Stamboll.
-
MPJ-ja jep detaje për kosovarët që gjendeshin në zonat e rrezikut në Turqi
-
Delegacioni kosovar i mundjes arrin në Stamboll
-
Ekipi kosovar i mundjes përjetoi tërmetin në qytetin më të goditur të Turqisë
-
Ekipi i mundjes së Kosovës shpëtoi fatmirësisht nga tërmeti në Turqi
-
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim