Kombinatit “Trepça” i duhen vite për t’u kthyer në gjendjen e dikurshme të prodhimit me potencial të plotë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për më tepër, nevojitet futja e miliona eurove në të, për shkak të amortizimit e mosinvestimit për më shumë se 20 vjet, thekson studimi i fizibilitetit për “Trepçën”, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.
Ky studim, i porositur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) propozon që investimet të bëhen përmes partneritetit publiko-privat, ndërsa shumë prej aseteve që kjo ndërmarrje aktualisht i ka në pronësi propozohen që të shkojnë në privatizim a likuidim.
Organizimi koorporativ i ndërmarrjes propozohet të rregullohet përmes Partneritetit Publiko-Privat të Institucionalizuar (PPPI) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Minatorët e “Trepçës” kërkojnë paga më të larta dhe investime në ndërmarrje
-
Trepça me reagim për palestrën “Minatori”
-
Kolapsi financiar i Prishtinës, punëtorët mbesin pa paga e kompanitë hyjnë në borxhe
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit