Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

TREOX D, dezinfektuesi ekologjik Made in Germany i rekomanduar për përdorim në shkolla dhe çerdhe

Shkollat e Kosovës do të hapin dyert për nxënësit nga 1 Shtatori dhe një serë masash mbrojtëse janë paraparë nga institucionet kosovare, në mënyrë që të evitohet infektimi i mundshëm me Covid 19.

Image

Maskat, distanca janë rregullat që duhet të ndjekin nxënësit dhe i gjithë personeli dhe prindërit. Por, dezinfektimi i hapësirës së brendshme në çerdhe dhe shkolla, por edhe i materialeve të tjera që përdoren në klasë është një nga rregullat strikte që kërkohet të respektohet në vazhdimësi.

Në këtë drejtim, është tejet e rëndësishme se çfarë preparatesh dezinfektuese përdoren, pasi tashmë në treg qarkullojnë nga më të ndryshmet që mund të mos kenë fare efekt në mbytjen e viruseve dhe baktereve, por që mund të kenë efekte anësore tek njerëzit, e veçanërisht tek fëmijët.

Në tregun kosovar tashmë është një produkt gjerman ekologjik, i certifikuar, me një efekt të jashtëzakonshëm në luftimin e viruseve dhe baktereve, e që nuk përmban alkool.

Treox D është një dezinfektues që prodhohet në Gjermani, ka gjetur përdorim të madh në këtë shtet si dhe shumë shtete të tjera botës, përfshi qytetin Wuhan. Tash ka arritur edhe në Kosovë, ku edhe po përdoret nga shumë institucione publike e private.

Edhe Gjashtë arsye pse duhet ta përdorni dezinfektuesin Treox D Lifestyle Gjashtë arsye pse duhet ta përdorni dezinfektuesin Treox D
Image

Treox D rekomandohet për përdorim në shkolla, aeroporte, restaurante, spitale, zyre, vetura, shtëpi e shumë veprimtari të tjera pasi është dezinfektues që nuk irriton lëkuren, sytë, nuk shkakton alergji, nuk përmban substanca të rrezikshme dhe ka efekt të shpejt dhe efikas në mbytjen e viruseve, në këtë rast edhe Covid 19 dhe baktereve.

Treox D ka një spektër të gjerë veprimesh dhe varësisht mbi përqendrimin në tretësirën me ujë, rezulton në zgjidhje të ndryshme aplikimi për nevoja dhe kërkesa të ndryshme.

Treox D tashmë përdoret në shumë bizneseve të njohura globale në forma dhe për nevoja të ndryshme.

Treox D është një koncentrat dezinfektues me bazë uji që vepron me shpejtësi maksimale dhe pa efekte anësore në mjedis. Përbërësi akv prej 0.5% përbëhet nga hipoklorit natriumi dhe acidi hipoklorik.

Image

Treox D nuk përmban përbërës petrokimikë dhe nuk ka surfaktantë, është pa ngjyrë, pa aromë dhe nuk përmban konservues, yndyrëra apo vajra. Është thjeshtë dezinfektues I padëmshëm ndaj njeriut apo kafshëve por shkatërues ndaj mikrobeve.

Më poshtë, mund të gjeni një broshurë që tregon në detaje mënyrat e përdorimit të Treox D dhe përparësitë e jashtëzakonshme të tij:

www.instagram.com/treoxkosova | www.facebook.com/treoxkosova

Edhe KEDS & KESCO për një mjedis më të pastër blejnë dhe fusin në përdorim veturat elektrike Arbëri KEDS & KESCO për një mjedis më të pastër blejnë dhe fusin në përdorim veturat elektrike
Image

 

* Artikulli i sponsorizuar