Në Gjykatën Speciale paraburgimi nuk do të zgjasë më shumë se një vit dhe i cili do të shqyrtohet çdo dy muaj.
Presidentja e Dhomave të Veçanta, Ekaterina Trendafilova në Rubikon të KTV-së beson se kanë arritur të sigurojnë sigurojmë kornizën ligjore që do t’i shërbejë qëllimit të sigurisë së gjithkujt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastet e jashtëzakonshme ajo nuk përjashton mundësinë se paraburgimin mund të zgjas edhe më shumë se një vit.
Tutje ka shpjeguar se lidhur me këtë duhet referuar edhe vonesave gjatë procesit.
“Duhet t’u referohemi edhe vonesave gjatë procesit që në fakt shkelin edhe një të drejtë fundamentale të njeriut. Personat duhet të procedohen pa vonesa dhe më pas nëse këto vonesa ndodhin për arsye të performancës së dobët nga prokurorët, atëherë personi mund të lirohet e madje edhe procesi të përfundohet, që nuk është propozim shumë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.
Dhomat do të marrin vendimin se si po sillet prokuror.
“Janë vetëm dhomat dhe kualiteti mes dy palëve”, shtoi Trendafilova.