Shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë ka ndikuar negativisht në performancën e të hyrave buxhetore nga pjesa e dytë e muajit mars. Kjo pasqyrohet edhe në raportin tremujor të financave të buxhetit të shtetit për periudhën janar-mars 2020. Aty thuhet se fillimi i situatës së pandemisë, përkatësisht shpallja e situatës së emergjencës shëndetësore, nuk pati efekte të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit si komulativ, por pati ndikim negativ në pjesën e dytë të muajit mars.
Por, sipas Ministrisë së Financave, falë performancës së mirë në muajt janar dhe shkurt, humbjet u kompensuan.
Sipas raportit, gjatë periudhës janar-mars janë pranuar mjete në vlerë 402.42 milionë euro, që paraqesin 17 për qind të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore. Por, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak, thuhet se ka një ulje prej 13 për qind, transmeton KOHA.
Të hyrat buxhetore, pa përfshirë pranimet e financimit nga huamarrjet, ishin në vlerë 397.26 milionë euro, apo rritje prej 2 për qind, apo 8.71 milionë me shumë se në tremujorin e vitit paraprak.
“Ky trend i mirë i të hyrave tatimore dhe jotatimore vlerësohet se vjen si rrjedhojë e performancës së sektorit privat, përmirësimit të vazhdueshëm te ambientit të të bërit biznes si dhe aktiviteteve shtesë nga agjencitë mbledhëse të të hyrave”, thuhet në raport.
Të hyrat nga Dogana e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje prej 3 për qind, apo 7.24 milionë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur vlerën prej 237.21 milionë euro. Megjithatë, rënie e të hyrave doganore është shënuar gjatë muajit prill. Të dhënat e Doganës tregojnë për rënie prej 5 për qind të të hyrave, krahasuar me vitin paraprak.
-
117 milionë euro më pak të hyra doganore në vitin 2020 për Kosovën
-
Dogana thotë se ka mbledhur 9 për qind më shumë të hyra se janarin e vitit të kaluar
-
115 milionë më pak të hyra, Dogana synon t'i mbledhë mbi 1 miliard euro për buxhetin e shtetit
-
Për shkak të pandemisë, ATK-ja tregon se kanë rënë të hyrat
-
Dogana dhe ATK-ja grumbulluan 80 milionë euro më pak se vitin e kaluar