Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Tre pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërkohë që janë shënuar 78 infektime të reja.

Viktimat janë një 68-vjeçar nga Kavaja, një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 77-vjeçar nga Durrësi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.197.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.210 raste, 267.197 janë shëruar, 1.531 janë aktivë, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.482 pacientë.