Arbëri

Tre të vdekur dhe 195 të infektuar me COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në Shqipëri nga Covid-19.

Pas testimit të 1664 mostrave kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 195 qytetarë, shumica prej tyre në kryeqytet, Fier e Durrës.

Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa në gjendje të rënduar ndodhen 18 persona.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë. Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë./tch