Në 24 orët e fundit është shënuar rënie sa i përket situatës me COVID-19, sidomos te vdekjet.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 181 raste të reja.
Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 303, derisa i të prekurve me COVID-19, në 9.869.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 mostra, ndërkohë janë shëruar 125 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 5.480. Raste aktive mbeten 3.961.
Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87, komuna Prizren 13, komuna Podujevë 12, komuna Gjilan 11, komuna Lipjan 9, komuna Drenas 8, komuna Viti 8, komuna Fushë-Kosovë 7, komuna Obiliq 6, komuna Ferizaj 3, komuna Rahovec 3, komuna Suharekë 3, komuna Shtime 2 dhe me nga një rast në komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
-
Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Katër të vdekur e 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
-
Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19
-
Tre të vdekur dhe 461 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë