Komuna e Gjilanit përfundimisht ka vendosur që nxënësit e shkollës së agrobiznesit "Arbëria", t’i transferojë në kampusin e shkollave të mesme, më saktësisht në shkollën teknike ku nga dy ndërrime sa kanë qenë, tash funksionon me tre ndërrime, raporton KTV.
Zyrtarët komunal ka thënë se ky vendim është marrë pasi mosinteresimit të i nxënësve për t'i vijojnë mësimet atje.
Por ky objekt sipas Hazirit do të shfrytëzohet për orë praktike.
Opozita në këtë komunë thotë se këtë problem e kanë ngrit në kuvendin komunal disa herë por nuk është ndërmarr asgjë në lidhje me këtë.
Sipas tyre zyrtarët komunalë, shumë më herët në heshtje kanë vendosur ta mbyllin këtë shkollë.
Shkolla e mesme profesionale e agrobiznesit “Arbëria”, e cila ka kushtuar rreth 2 milionë euro, është përballur me mungesë të nxënësve, duke mos arritur të krijojë 12 paralele, sa ishin planifikuar, pavarësisht që komuna u kishte ofruar edhe transport.
-
Në mungesë të nxënësve, Shkolla Bujqësore planifikohet të kthehet në Institut
-
Vetëm 49 nxënës në një gjimnaz në fshatin Zhegër të Gjilanit
-
Shkolla “Arbëria” në Gjilan ua dhuron pesë krerë gjedhesh pesë fermerëve
-
Bie numri i nxënësve në Gjilan, mbeten shpenzimet e njëjta në arsim
-
Pas shumë vitesh pritje, shkolla në Arbëri pritet të përfundojë këtë vit