Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se nuk beson se do të nënshkruhet një marrëveshje obliguese Kosovë-Serbi, e as që serbët do të largohen nga Qeveria e Kosovës, por është shprehur e bindur se me zvarritje të procesit Serbia do të fitojë më shumë.
Në një intervistë dhënë Agjencisë së lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës paraqet “zgjidhjen më të keqe”, përcjell sot “Koha Ditore”.
Sipas saj, gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit është përdorur “forcë e tepërt, por populli nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte”.
Ajo konsideron se në Kosovë dhe rreth Kosovës aktualisht për shumë gjëra “po arrihen marrëveshje në prapaskenë” dhe se “është thjeshtë e pabesueshme që të mos jetë arritur një marrëveshje e tillë edhe për atë që ndodhi në Mitrovicë”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit, përpjekje për ta ndarë Kosovën
-
Trajkoviq: Qeveria e Serbisë e Vuçiqi financuesit kryesorë të Veselinoviqit e Radoiçiqit
-
Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët
-
Trajkoviq: Vuçiqi është njeri i shantazhuar
-
Trajkoviq: Të arrestuarit, bashkëpunëtorë të Radoiçiqit e Veselinoviqit