Masat për ndalimin e qarkullimit të automjeteve për të hyrë në qendër të Prishtinës, që kanë nisur së zbatuari qysh në orën 6:00 të mëngjesit nga udhëkryqi i rrugëve, ‘Bekim Fehmiu’ dhe ‘Idriz Gjilani’, gjegjësisht nga bulevardi ‘Bill Clinton’, kanë shkaktuar tollovi. Aty, në hyrje të qytetit, është parë një numër i madh automjetesh.
Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim më Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga qytetari Bajram Sinani është parë si një gjest i mirë dhe sipas tij një vendim i tillë është dashur të merrej më herët.
Kurse një qytetar tjetër, i cili thotë të jetë me profesion avokat, i ka tha thënë KosovaPressit se këto masa janë sa për t'iu hedhur pluhur syve të dhe qytetarëve dhe sipas tij ajri i Prishtinës nuk është i ndotur vetëm në kohët e fundit.
Ai me ironi u shpreh duke thënë se Kosova ka udhëheqës ekspertë të cilët kontraktojnë termocentrale kur tani në këtë shekull prodhimi i rrymës mund të bëhet edhe në forma tjera.
Edhe qytetarja Fahrije Sopi, e ka vlerësuar vendim jo të duhur. Sipas saj do të jetë e vështirë që kjo ndalesë e qarkullimit të veturave të respektohet për një kohë të gjatë.
“Tri ditë, nëse zgjat më shumë flasim apet. Nuk janë veç automjetet, është edhe bërllogu. Duhet me pas parkingje e jo me hy nëpër qytet”, tha Sopi.
Në bulevardin ‘Bill Clinton’ lirshëm janë duke qarkulluar autobusët e trafikut urban, taksitë e licencuar, ndërsa mjetet tjera nuk po lejohen për qarkullim në këtë rrugë.
{gallery}