Qëndrim krejtësisht të kundërt kanë anëtarët e kabinetit qeverisës nga radhët e Listës Serbe me ato të kryeministrit Haradinaj, kur është fjala për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa kryeministri Haradinaj vazhdon të deklarojë se udhërrëfyes për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vartësit e tij referencë i kanë vetëm marrëveshjet e Brukselit. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka thënë se u është bërë e qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimi Evropian se do të punojnë ekskluzivisht në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Udhëzimet e qarta për punën e Ekipit Menaxhues janë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Përfaqësuesve të BE-së, që u takuan me anëtarët e Ekipit Menaxhues pas fillimit të punës, ata i kanë treguar qartësisht se ata do të punojnë ekskluzivisht në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel”, ka thënë për “Kohën Ditore” Todosijeviq...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Statuti i Asociacionit “vetëm sipas marrëveshjeve të Brukselit”
-
Qeveria: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive
-
Daçiq: SHBA-ja e Brukseli s'po e detyrojnë Kurtin për Asociacionin
-
Asociacioni, temë e mbyllur vetëm për Kosovën
-
Haradinaj thotë se s’ka asgjë të re sa i përket draftit të Asociacionit