Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tkurrja e sektorit ndërtimor dhe patundshmërive, rënie të vogla çmimesh

Sektori ndërtimor, njëri nga më të mëdhenjtë e ekonomisë së Kosovës ka pësuar rënie si pasojë e COVID-19. Faton Hoxha kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve ka treguar se ndërtimi nuk ka qenë imun ndaj goditjes së pandemisë.

Hoxha thotë se çmimi që e paguajnë ndërtimtarët për koncensionin e tokave dhe rritja e pagesave për punëtorët ndërtimor kanë bërë që të mos këtë ulje të madhe të çmimit të ndërtimeve, raporton emisioni SOT në Kohavision.

Ai thotë se efekti ekonomik i COVID-19 con edhe në rënien e çmimeve.

Sipas tij, me goditjen e ndërtimit shënohet rënie edhe në pjesët e tjera.

Hoxha bën apel te ndërtimtarët për të nxjerrë çmime më të mira për toka.

Ndërsa, Valon Batusha, pronar i kompanisë së patundshmërisë “Pro Real Estate” ka thënë se ka pasur klientë me fuqi më të madhe blerëse kanë pritur që çmimet të bien edhe më shume.

Edhe Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave Arbëri Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave

Batusha rekomandon që të ulen qiratë.

Sipas tij rënie ka pasur në qira por jo në çmimet e tokave.

Afërsisht 95 për qind e bizneseve të Kosovës kanë shënuar rënie si pasojë e pandemisë.