Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke verifikuar pretendimet e Konsorciumit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), për shkelje ligjore dhe procedurale në procesin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, shkruan sot Koha Ditore.
Kërkesën për hetime ky Konsorcium e ka përcjellë edhe tek EULEX-i, mirëpo këta të fundit kanë thënë se lëndën e kanë përcjellë në Prokurori.
Nga të dy institucionet ka marrë përgjigje edhe KOSID-i. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova nën hetime për marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit të ri
-
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë zyrtarisht hap hetim kundër Kosovës për termocentralin “Kosova e Re”
-
PSD i bashkohet thirrjes së Shoqërisë Civile për qasje në dokumentet e “Kosovës së Re”
-
Pa vendim të Apelit, MZHE-ja nuk u ofron qasje në dokumentet e “Kosovës së Re”
-
Gjykata u jep të drejtë për qasje në dokumente zyrtare 4 OJQ-ve