Sot u themelua Shoqata e Turizmit të Kosovës (ShTK) që do të veprojë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Anëtarët e këshillit të ShTK-së zgjodhën edhe drejtuesit e saj, ku për kryetar u zgjodh Ruzhdi Kurtishaj, ndërsa nënkryetar Petrit Riza.
Kurtishaj, i cili është edhe pronar i agjencisë turistike “Sharr travel”, u zotua se do të jenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të operatorëve ekonomikë të fushës së turizmit dhe po ashtu edhe promovues i potencialit të turizmit kosovar.
Ai tha se është e nevojshme bartja e praktikave evropiane në fushën e kësaj industrie për promovimin e potencialeve të mëdha turistike që ka Kosova, transmeton kp.
“Shoqata e Turizmit të Kosovës do të jenë një zë shumë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të sektorit tonë. Jo vetëm me kaq, ne si shoqatë do të angazhohemi që shumë shpejt të kemi vizita dhe aktivitete të ndryshme në terren, në të gjitha rajonet me të vetmin qëllim që të krijomë një opinion pozitiv dhe të fillojmë ta rrisim numrin e anëtarësisë”, tha Kurtishaj.
Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me të gjithë anëtarët e shoqatës për të lobuar në zgjidhjen e problemeve me të cilën përballen bizneset e kësaj fushe.
Ndërsa, nënkryetari Petrit Riza mendon se me një punë të përbashkët do të arrijnë që t’i zgjidhin problemet dhe do të promovojnë turizmin ndërkombëtar, edhe pse sipas tij, do të ketë sfida në këtë drejtim.
-
Turizmi gjeneroi mbi 248 milionë euro gjatë vitit 2025
-
S’ka më ciceronë pa letra nga shteti, licencohen 12 të parët
-
RroK-u do dialog me kryetarin e Prizrenit pas akuzës për goditje të kulturës
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik