Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim bartësit e institucioneve kryesore të sundimit të rendit dhe të ligjit, me të cilët ka biseduar për hapat e nevojshëm institucionalë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga bartësit e këtyre institucioneve që në përputhje me ligjet dhe kompetencat, të ndërmerren hapa të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm që të garantohet siguria e qytetarëve të Kosovës në çdo rrethanë.
Ai ka thënë se Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste, kurse falë punës së suksesshme të organeve të rendit e të sigurisë, këto sulme janë parandaluar, transmeton KP.
Presidenti ka kërkuar që të vazhdohet me angazhimin dhe përkushtimin maksimal në këtë drejtim, që të parandalohet çdo cenim i rendit dhe i sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Costa: Kosovës i nevojiten institucione të forta dhe zbatim i dialogut për avancimin drejt BE-së
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë