Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi thotë se raportet me SHBA-në janë tejet të rëndësishme për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për Kosovën janë tejet të rëndësishme raportet me SHBA-në.

Në një takim me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hutgren, Thaçi ka thënë se është i lumtur që është president i shtetit më proamerikan në botë.

Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren u shpreh i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë, thuhet në një njoftim të presidencës.