Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tregohet frikacak dhe i paaftë, meqë sipas tij, shefi i Ekzekutivit as nuk e heq tarifën e as nuk po e vendos reciprocitetin.
“Z. Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë, as nuk është që e heqë tarifën e as nuk është që po guxon e po tregohet i aftë me qit reciprocitet. Prandaj duhet ta japë mesazhin e qartë”, ka thënë Thaçi, të mërkurën në Prizren, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, raporton KOHA.
Thaçi ka theksuar se vonesat e kryeministrit Kurti në vendimmarrje nuk i ndihmojnë Kosovës dhe ka shtuar se nuk do të lejohet “që të cenohet partneriteti strategjik me SHBA-në”.
-
Thaçi për reciprocitetin: Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime të gabueshme
-
Thaçi me fyerje të rënda ndaj Kurtit, e quan “antiamerikan” të moçëm
-
Çitaku i reagon Kurtit: I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt
-
Abdixhiku e quan Kurtin të paaftë, thotë se i bëri mësimdhënësit tabelë qitjeje
-
Kurti për reciprocitetin: U vonuam 11 vjet, të presim edhe 4 javë për ta përforcuar vendimin