Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi, studentëve shqiptarë nga Maqedonia: Ju jeni e ardhmja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur mbi njëzet studentë shqiptarë nga universitete të ndryshme të Maqedonisë.

Duke folur për afrimin e të rinjve shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, presidenti tha se tashmë gjithçka ndërlidhet me angazhimin, punën dhe projektet e përbashkëta studentore, sepse mundësitë ekzistojnë.

“Sot ekziston lëvizja e lirë. Ekzistojnë bashkëpunimet ndëruniversitare. Studentët bëjnë transfere dhe ndjekin studimet në Prishtinë, Tetovë e Shkup, në përputhje me përvojat evropiane. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila afron edhe më shumë shqiptarët, po shkon drejt finalizimit. Projektet e përbashkëta studentore e forcojnë rolin e të rinjve”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ju jeni e ardhmja dhe ne i mbështesim projektet e juaja!”, ka shtuar ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Arton Rama, duke treguar për angazhimin e tyre në projekte të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, theksoi se fokusi i tyre është në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në Maqedoni dhe Kosovë.

“Si të rinj e vlerësojmë shumë kontributin dhe përpjekjet tuaja për unifikimin e shqiptarëve në Maqedoni. Shumica prej nesh jemi pjesë e organizatave dhe instituteve të ndryshme. Jemi studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga ai i Evropës Juglindore, pastaj kemi studentë edhe nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i Shkupit, si dhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi. Ne jemi në Kosovë, sepse e duam Kosovën. Duam ta rrisim bashkëpunimin mes studentëve ku vijojnë studimet të rinjtë shqiptarë”, ka thënë përfaqësuesi i studentëve nga Maqedonia.

Edhe Forca të shtuara të policisë në autostradë, presidenti maqedonas kalon transit nëpër Kosovë Arbëri Forca të shtuara të policisë në autostradë, presidenti maqedonas kalon transit nëpër Kosovë

Studentët u interesuan edhe për procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me presidentin Thaçi, ata diskutuan edhe për mundësitë ekonomike që do i hapë autostrada “Arbën Xhaferi” kur të lëshohet në qarkullim.