Presidenti, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Do të respektojmë agjendën e planifikuar, aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin,” është shprehur Thaçi.
Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur Thaçi, raporton EO.
I pyetur se si e sheh bojkotin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia.
Edhe
Thaçi: E kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump – ta shfrytëzojmë momentumin
Duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaçi ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”.
“Agjenda e shtetit të Kosovës nuk varet as nuk është varur kurrë nga agjenda e Serbisë. Jemi shtet sovran, kemi agjendën tonë obligimet tona. Ata qe po flasin për luftëra s’jom tu i pengu. Janë 400 kilometra kufi… Lufta nuk zhvillohet në debate televizive por në istikame”, tha ai pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin.
-
Thaçi e falënderon Trumpin, pret përfundimin e shpejtë të dialogut me njohje reciproke
-
Vuçiqi nuk përjashton mundësinë e takimit me Thaçin në SHBA
-
Thaçi takon Trumpin, e falënderon për mbështetjen e përhershme ndaj Kosovës
-
Thaçi shpreh gatishmërinë për kompromise për marrëveshje me Serbinë në letrën që ia dërgon Trumpit