Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi pritet me nderime në Kroaci, të shtunën në samitin “Bërdo-Brione”

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën po takohet në Zagreb, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Thaçi do të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën, ndërkaq ai do të marrë pjesë në samitin e e presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore.

Përforcimi i besimit të ndërsjellë dhe përkushtimi në stabilitet dhe në vlerat evropiane do të jenë temat kyçe në takimin e presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira me procesin “Bërdo-Brioni”, që do të mbahet të shtunën në Slloveni, kumtoi sot kabineti i kryetarit slloven Borut Pahor.

Siç lajmëroi Hina, deri tani për samit është konfirmuar pjesëmarrja e presidentëve të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të Shqipërisë, Bujar Nishani, të Kosovës, Hashim Thaçi, të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, të Malit të Zi, Fili Vujanoviq, si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Çoviq, Mlladen Ivaniq dhe Bakir Izetbegoviq.

Krahas presidentëve të këtyre vendeve të Evropës Juglindore, pritet në takim të marrë pjesë edhe presidenti gjerman Frank-Valter Shtajmajer.

Në njoftim nuk përemndet pjesëmarrja e presidentit të Serbicë, Aleksandar Vuçiq.

Procesin “Bërdo-Brioni” e kanë inicuar Sllovenia dhe Kroacia me idenë për përforcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.