Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi pret KQZ-në për dhënien e mandatit për themelimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cilat do të jetë institucione kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik.

Thaçi në një intervistë për televizionin publik, tha se për dhënien e mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur KQZ-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por duhet të përmbyllet ky proces të ketë një vlerë të mirë, të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.

I pari i vendit tha se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.

“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.

Kurse për mundësinë që të kemi përsëritje të viteve më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehur se nuk do të ndodh ashtu.

“Në një rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do të kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi.