Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar se për mos liberalizimin e vizave, përveç Bashkimit Evropian, përgjegjëse janë edhe vetë institucionet e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Thaçi tha se nuk guxojmë të lejojmë që kjo situatë “turpëruese” të vazhdojë në pafundësi.
“Prandaj, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftoj institucionet tona përgjegjëse që pa humbur kohë të ndërmarrin veprimet dhe vendimet e domosdoshme për të përmbushur kriterin e fundit të mbetur për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Koha.net.
Presidenti ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të koordinohen dhe “me prioritet ta përmbushin këtë kriter për liberalizimin e vizave në ditët në vijim, në të kundërtën qytetarët kanë plotësisht të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe dëshpëruar”.
Kriteri ende i paplotësuar për liberalizim të vizave mbetet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, marrëveshje të cilën e kundërshton e tërë opozita, si dhe disa nga deputetët e koalicionit qeverisës. Kriter tjetër, i cili sipas disa raporteve të institucioneve ndërkombëtare ka nisur të plotësohet, ka qenë edhe lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
-
Tahiri me kritika ndaj BE-së për mosliberalizimin e vizave për Kosovën
- BE-ja t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës e jo për shkak të meritave të politikanëve
-
Thaçi: Mosliberalizimi i vizave po ndodh për shkak të mosunitetit evropian
-
Sipas Thaçit, ka mesazhe që taksa rrezikon të kushtëzojë procesin e liberalizimit
-
DW: Shqipëria shkaktare për mosliberalizim të vizave për Kosovën