Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi përshëndet thirrjen e seancës për votimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar caktimin e ditës për mbajtjen e seancës plenare për votimin e Qeverisë, derisa ka thënë se vendit i duhet një qeveri stabile që respekton obligimet kushtetuese.

Kështu tha i pari i vendit pasi bëri homazhe me rastin e 23-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Me këtë rast, Thaçi lartësoi veprën e tyre për liri të Kosovës./KsP.