Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi për vizitë zyrtare në Austri për thellim të bashkëpunimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.

Presidenti do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë”, thuhet në një njoftim për media të Presidencës.

Sipas njoftimit, Thaçi dhe Alexander Van der Bellen, do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetë politike e kulturore.

Artikuj të ngjashëm