Korriku pritet të sjellë edhe lëvizje të reja sa i përket procesit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
Presidenti, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se fillimi i javës që vjen do të sjellë edhe hapat e parë konkret drejt krijimit të ekipit negociator për dialogun, raporton KTV .
Kështu tha para kabinetit qeveritar, aty ku me ftesë të kryeministrit, shkoi për informim. Aty nuk pati përballje por gatishmëri shfaqi për të qenë edhe para deputetëve në Kuvend.
Thaçi ka vazhduar t’i bëjë thirrje gjithë spektrit politik për t’u bërë bashkë në këtë proces. Tha se dijen e patriotizmin mund ta shprehin në tryezën e bisedimeve.
U ka dërguar porosi zërave kundër se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje legjitimitetin kushtetues e ligjor që kanë bartësit institucionalë. Kryeministri e ka falënderuar presidentin për gatishmërinë për të qenë para kabinetit qeverisës.
-
Thaçi: Kosova është gati për dialogun me Serbinë, duhet të lëvizim shpejt në këtë drejtim
-
Thaçi s’mund të bëjë bashkë as partitë në pushtet për ekip negociator me Serbinë
-
Thaçi vazhdon të mbetet në krye të dialogut, takimi i radhës më 18 korrik
-
Kuvendit i kërkohet t’i caktojë rregullat e vazhdimit të dialogut
-
Thaçi paralajmëron themelimin e trupave për dialogun me Serbinë