Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të vizitës së tij në Kanada, ka vënë sot kurorë lulesh në Monumentin e Pajtimit dhe të Paqes në Otavë.
Kanadaja është ndër shtetet kryesore në botë në kontributin në misionet paqeruajtëse në botë. Memoriali është ngritur në nderim të këtij synimi të Kanadasë dhe në kujtim të ushtarëve dhe ushtareve kanadeze që kanë shërbyer apo kanë dhënë jetën duke shërbyer në misionet paqeruajtëse në botë.
Presidenti Thaçi u shpreh se paqja, dialogu, bashkëpunimi janë vlera e parime që i bëjnë bashkë Kanadanë dhe Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Kosova e përkushtuar për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale e globale
-
Thaçi, pjesë e promovimit të librit për të në Kanada
-
Thaçi e Pacolli takohen në Budva me të dërguarin e Kanadasë
-
Thaçi: Kanadaja, mbështetëse e palëkundur e Kosovës në strukturat euroatlantike
-
Thaçi: Integrimi në NATO dhe BE parandalim i depërtimit të ideologjive anti-perëndimore në Ballkan