Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel me deklarimet e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.
në një postim në Twitter tha se nëse Merkel flet me turp për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi rikujton se Serbia ende i mohon holokaustin që e shkaktoi në Ballkan
-
Thaçi bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak
-
BE-ja thotë se 99-a s’mohohet, SHBA-ja kërkon kthim në dialog
-
Thaçi: Paqja dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet
-
Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit