Ndonëse pa mandat nga Kuvendi i Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka ndezur motorët për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht se kjo do të duhej të bëhej nga Qeveria.
Në presidencë kanë shkuar kryeministri e kryeparlamentari, të cilët bashkë janë pajtuar për krijimin e një Grupi Punues të gjerë institucional për draftimin e Statutit të Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, raporton KTV.
Sipas njoftimit të presidencës, në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.
Por, opozita në Prishtinë dyshon se presidenti mund të marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që kishte rrëzuar disa nene të marrëveshjes që ishin jashtë frymës kushtetuese.
Liburn Aliu, nga lëvizja Vetëvendosje, thotë se Hashim Thaçi po dialogun me Serbinë për një arsye sepse është njeriu më i përshtatshëm për ta.
Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili në mandatin e kaluar në Qeverinë Mustafa, ishte i kyçur direkt në këtë proces, thotë se kjo qeveri në krye me Haradinajn nuk ka guxim të merret me tema të mëdha, prandaj po i delegon ato te presidenti.
Edhe
Tani Thaçi ngrihet kundër Asociacionit, kërkon ta bllokojë dialogun në Bruksel
Ndërkohë, kundërshtimin për këtë dialog, Vetëvendosje e ka shfaqur edhe përmes një aksioni simbolik para qeverisë.
Ata, para ekzekutivit, kanë vendosur një pankartë me fotografitë e të vrarëve të Krushës në 19-vjetorin e masakrës, derisa në mbishkrim thuhej se “Thaçi po shkel mbi gjakun e dëshmorëve me negociatat me Serbinë”.