Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi në Slloveni, pjesë e samitit Brdo-Brione

Pas vizitës zyrtare në Kroaci, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të pritet nga presidenti i këtij shteti, Barut Pahor.

Gjatë takimit me presidentin slloven, presidenti Thaçi do të bisedojë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi pas takimit bilateral me presidentit slloven, do të marrë pjesë edhe Samitin Brdo-Brione.

Atje Thaçi do të marrë pjesë në takimin e presidenteve të rajonit. Në këtë Samit mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmaier.

Përveç takime me presidentët e rajonit, sipas zyrës për informim, Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me presidentin gjerman, Steinmaier.