Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi merr nesër letrat kredenciale të ambasadorit Kosnett

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, i cili ka ardhur këtë vikend në Prishtinë për të marrë detyrën e re në krye të misionit diplomatik amerikan në Kosovës, nesër do të dorëzojë te kreu i shtetit letrat kredenciale.

Në bazë të agjendës së presidentit Hashim Thaçi, ky i fundit e pret në zyrën e tij, Kosnettin, pasditën e së hënës.

“Në orën 14:50, presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Do të ketë vetëm deklarata për media)”, thuhet në njoftimin për media.

Philip S.Kosnett, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka ardhur në Prishtinë mëngjesin e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Collen Hyland, zëvendës-shefja e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, përmes një postimi në Twitter.

Pak ditë më parë, Kosnetti bëri edhe betimin si ambasador i ri në Kosovë, transmeton Koha.net.

Edhe Ambasadori Kossnet: SHBA është këtu për të mbështetur Kosovën Arbëri Ambasadori Kossnet: SHBA është këtu për të mbështetur Kosovën

Kosnetti e pason ambasadorin Greg Delawie të cilit i sivjet i skadoi mandati.

Në një video të Ambasadës amerikane në Kosovë, Kosnett tregon se 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik të Amerikës.

“Tani jam krenar që po rikthehem si ambasador për të ndihmuar që të fuqizoj miqësinë e afërt mes dy shteteve tona të mrekullueshme”, ka thënë Kosnett.