Kosova gjatë këtyre viteve është konsoliduar si shtet dhe se ka arsye të jetë krenare, nëse kujtohet ajo se ku ishte Kosova para 10 apo 20 viteve.
Kështu tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pritjen shtetërore, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë.
“Kur kujtojmë se ku ishim para 20 viteve se ku ishim para 10 viteve dhe shohim ku jemi tani, kemi arsye që të jemi krenarë dhe të kënaqur. Të gjithë e mbajmë mend periudhën e apartheidit dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë. Kjo sakrificë dhe vetëmohim yni u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare, e cila na doli në krah dhe na ndihmoi. Që të jemi të lirë dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë, që nga përfundimi i luftës, kemi punuar që të ndërtojmë paqen”, tha ai, përcjell KSP.
Thaçi po ashtu theksoi se vendi ynë për këto vite si shtet i pavarur, ka pasur rritjen me të madhe ekonomike në ballkanin perëndimor në dekadën e fundit dhe se është vend që i garanton të drejtat për gjithë komunitetet.
“Jemi konsoliduar si shtet, si brenda, por dhe po e fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar në arenën botërore. Edhe pjesa veriore e Kosovës, sot është duke u integruar, ka filluar të funksionojë rendi dhe ligji, jeta demokratike. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me gjithë fqinjët, madje dhe me Serbinë, kemi arritur marrëveshjen e parë për normalizim në Bruksel, dhe tani po punojmë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve për një fqinjës të mirë dhe pajtim. Konfirmimi më i mirë për suksesin e reformave tona, është nënshkrimi i MSA me BE. Kjo tregon se kemi ecur me hapa të qëndrueshëm në reforma, ekonomike, politike e në drejtësi. Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, e ka të qartë vizionin e saj, për të ardhmen që të bëhemi pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky vizion i yni nuk ka alternativë dhe ne do të arrijmë ta bëjmë realitet. Jemi të vetëdijshëm që kemi sfida p ara nesh por sfidat sot i kemi të njëjta si të gjitha shtete e tjera të rajonit. Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, fuqizimi i sundimit ligjit, këto janë sfidat e sotme por së bashku me miqtë tanë jam i sigurt se do të ia dalim në përballje me këto obligime. Do të ecim drejt, sigurt realizimit të ëndrrës tjetër anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB”, tha ai.
-
Thaçi: Vetëm kur të bëhemi bashkë pozitë e opozitë do të arrijmë suksese
-
Thaçi në 12-vjetorin e Pavarësisë: Kosova është faktor i stabilitetit në rajon
-
Thaçi: Ushtarët, sportistët dhe artistët, krenaria e 11 Vjetorit të Pavarësisë
-
Thaçi në Konferencën e Parisit: Për 10 vjet shtet, Kosova vend i reformave
-
Thaçi: Kosova, shembull i paqes dhe stabilitetit në rajon