Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Mustafa, ministren Tahiri dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot kanë vendosur gurthemelin e pikës së re të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi ka thënë se ky pikëkalim është vetëm një nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, të cilat do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që po i përmbushim standardet evropiane, por po ua zvogëlojmë hapësirën edhe dukurive të ekonomisë joformale”, u shpreh ai.
Gjatë gjithë këtyre viteve, tha Thaçi, Kosova ka qenë gjithmonë e përkushtuar për dialog, për fqinjësi të mirë, për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve, në shërbim të zhvillimit dhe paqes në rajon.
“Institucionet e Kosovës kanë qenë dhe mbesin të përkushtuara për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Jo vetëm brenda Kosovës, por edhe me shtetet fqinje, si në këtë rast me Serbinë”, ka thënë ai.
Vënia e këtij gurthemeli në Merdarë, për ndërtimin e pikës së kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi theksoi se është edhe një dëshmi tjetër e rrugës së duhur që kemi ndjekur përmes dialogimit.
Edhe
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë
Me dialog dhe bashkëpunim, tha Thaçi se çdoherë e më shumë po e forcojmë identitetin tonë, sovranitetin, por edhe subjektivitetin shtetëror.
Ai theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi janë rrugë e vetme përpara për tërë Ballkanin Perëndimor.
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Kos thotë se dialogu me Serbinë është kyç në rrugën drejt BE-së, bën thirrje për institucione të qëndrueshme