Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kërkon kompromise me Serbinë, por s’ka konsensus për platformën e dialogut

Për kompromis, normalizim të marrëdhënieve e pajtim me Serbinë, si të vetmen alternativë, ka folur përsëri presidenti, Hashim Thaçi.

Në një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit në Londër, i pari i shtetit, ka thënë se pas arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me Serbinë, Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, raporton KTV.

Këto komente vijnë para rundit të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve - në nivel presidentësh, të paralajmëruar të mbahet këtë muaj.

Por, kundër këtyre bisedimeve dhe platformës së Qeverisë për fazën e fundit të dialogut ka dalë i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Qeveria ka bërë “gabim në hapa”.

Sipas tij, para platformës, medoemos, Qeveria duhet të dërgojë në kuvend një dokument vlerësues për dialogun 6-vjeçar, që ka prodhuar edhe marrëveshje kundër-kushtetuese.

Edhe Në pauzë, konsultimi për institucionet Arbëri 2 d. më parë Në pauzë, konsultimi për institucionet

Ndërkohë, uniteti dhe gjithëpërfshirja në mënyrë që të mos përsëriten gabimet janë të domosdoshme në këtë proces, sipas kryetarit të NSD-së, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se mbështesin një dialog me parime, orientim e objektiva të qarta.

Por, nuk ka komentuar pjesën e platformës që parasheh udhëheqjen e dialogut nga presidenti, e miratuar nga Qeveria ku ai është zëvendëskryeministër.

E më e rëndësishme se kush do t’i udhëheqë bisedimet, është vetë platforma, sipas kreut të Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Edhe Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze Arbëri 1 j. më parë Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze

“Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t'i udhëheqë bisedimet. Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shkruar Murati.

Përderisa PDK-ja i ka dhënë mbështetje platformës për dialogun të Qeverisë Haradinaj, Lidhja Demokratike ende nuk ka dalë me qëndrimin përfundimtar për të.