Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se edhe në sondazhet e fundit, pa përmendur se kush i ka bërë këto sondazhe, ka dalë të jetë lideri më i votuar në vend.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se kjo është dëshmuar tash e disa herë në vend, raporton Koha.net.
Thaçi thotë se, për dallim nga liderët tjerë, “unë kam aftësi të bashkëpunojë me të tjerët”.
“Dje jam takuar me deputetë të pozitës e opozitës”, tha Thaçi, ndërsa theksoi se disa nga opozita po kërkojnë zgjedhje e pastaj të vazhdohet me dialogun, duke iu referuar LDK-së.
Por, thotë Thaçi, “bota nuk na pret neve që të organizojmë zgjedhje e pastaj të vazhdojmë me dialogun sepse mund të del dikush pastaj nga opozita të jetë kundër tyre”.
Presidenti po i adresohet qytetarëve në lidhje me çështjen e dialogut me Serbinë, për ç’gjë nuk po gjen konsensus tek partitë në vend. Opozita nuk po e pranon atë për udhëheqës të këtij dialogu.
-
Thaçi thotë se opozita s’mund t’i vë veto udhëheqjes së tij të dialogut
-
Thaçi vijon edhe sot takimet me liderët e partive politike
-
Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve
-
Thaçi nuk do të “humbë kohë”, paralajmëron konsultime me liderët e partive politike
-
Thaçi: Nëse Kurti është i gatshëm duhet ta pranojë nominimin për mandatar, nëse jo le ta refuzojë