Në shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton KTV.
Presidenti ka çmuar lart veprën e komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes Jashari për liri dhe çlirimin e Kosovës.
“Jemi këtu për nderime institucionale dhe shtetërore për të vazhduar me manifestime të tjera. Sot në këtë përvjetor çdo qytetar duhet të ndihet krenar për kontributin e vet, duhet të ndihet krenar për rrugëtimin që kemi pasur por duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Nisin homazhet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
-
FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri në Epopenë e UÇK-së, vlerësohet familja Jashari
-
Lumni Krasniqi tregon pse i mori edhe fëmijët për homazhe te Jasharajt
-
Si e shënoi Kosova Epopenë e UÇK-së
-
Rrugës për në Vlorë, Thaçi ndalet te varrezat e Jasharëve - s’ka takim me familjen