Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Kreu i shtetit falënderoi homolugun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të saj.
Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.
“E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.
Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar qe ta vizitoj Kosoven.
-
Kurti e Radevi dakordohen për thellim të marrëdhënieve
-
Thaçi takoi homologun bullgar, thotë se Sofja e kupton mirë rajonin
-
Thaçi takohet me kryeministrin bullgar, kërkon bashkëpunim drejt BE-së
-
Thaçi në Bullgari, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
-
Heqja e masave dhe statusi i vendit kandidat, tema diskutimi mes Osmanit dhe presidentit bullgar