Bisedimet dyditëshe të delegacioneve të Prishtinës e të Beogradit në nivelin teknik e në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e të Serbisë kanë përfunduar të martën në Bruksel, transmeton Koha.net.
Rundi i ardhshëm i bisedimeve është paraparë të mbahet më vonë.
Në ndërkohë, burime të agjencisë serbe të lajmeve tanjug, sot bëjnë me dije se një takim joformal ndërmjet kryetarëve Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiq mund të mbahet sot, më 1 mars në Sofje.
Takimi mund të ndodhë në margjina të drekës me rastin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në të cilin po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë Bashkimit Europian.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Kosova do të kërkojë në Tivat trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit