Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku do diskutojë lidhur me temën “Shtet ndërmjet Evropës dhe Rusisë”.
Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar për KosovaPress se gjatë qëndrimit atje, Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shumë shteteve.
Ky është forumi më i madh në botë, ku marrin pjesë me dhjetëra krerë të shteteve dhe mija përfaqësues të shteteve dhe organizatave.
Thaçi do të jetë në një panel me presidentin e Armenisë, Komisionetit Johannes Hahn, kryeministrin e Moldavisë dhe përfaqësues tjerë shtetërorë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu ka udhëtuar për në Konferencën e Mynihut e ka cilësuar atë një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në margjina të takimeve të tij të shumta, që po zhvillon me vendim-marrës të nivelit më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të shumta të botës, që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Edhe
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur kryediplomati kosovar.
Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.