Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u panë tek po bëjnë muhabet të përzemërt kur u ulën afër njëri-tjetrit në një ngjarje që po zhvillohet në Prishtinë.
Në konferencën “Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit po marrin pjesë Kurti dhe Haradinaj si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, transmeton kp.
Pasi që Kurti dhe Haradinaj u rehatuan afër njëri-tjetrit dhe afër ambasadorit amerikan, erdhi edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi u përshëndet me kryeministrin, por jo edhe kryetarin e VV-së. As ky i fundit nuk i foli presidentit e as nuk u ngrit në këmbë siç bëri Haradinaj.
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti takohet me kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Kurti nuk deklarohet për media
-
Takohen sërish Kurti e Hamza
-
Përvjetori i 18-të i Pavarësisë bën bashkë në Prishtinë liderët e Kosovës e Shqipërisë